LAJMI I FUNDIT:

New York Times e quan gënjeshtar Presidentin Donald Trump

New York Times e quan gënjeshtar Presidentin Donald Trump

Gazeta amerikane New York Times vlerëson se Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve Donald Trump, ka mospërfillje për faktet e padiskutueshme dhe ndihet i kërcënuar nga humbja e votës popullore.

New York Times e ka akuzuar publikisht Presidentin Donald Trump, pas pretendimeve të tij se miliona njerëz kanë votuar në mënyrë të paligjshme në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve, transmeton KosovaPress.

Trump kishte thënë se ka fituar edhe votën e popullit edhe Kolegjin Zgjedhor ndaj konkurrentes demokrate Hillary Clinton.


“Përveç fitores në Kolegjin Zgjedhor, kam fituar votën popullore, në qoftë se i zbresim miliona njerëz që kanë votuar në mënyrë të paligjshme”, ka deklaruar Trump dhe ka pyetur se pse mediat nuk raportojnë për mashtrimin e madh të votuesve në Virxhinia, New Hampshire dhe Kaliforni.

Sipas New York Times, Trump nuk dha ndonjë shpjegim për pretendimet e tij dhe sipas gazetës, duket se z. Trump ka pak prova për votim të pa ligjshëm.

New York Times të hënë përmes një editoriali, pretendimet e Trampit i ka quajtur gënjeshtër, që janë pjesë e modelit të tij, si mospërfillje për fakte të padiskutueshme.

“Nuk ka asnjë dëshmi të votimit të paligjshëm në shkallë të vogël kudo në vend, e lëre më një mashtrim sistematik që përfshin miliona votues”, shkruan New York Times, e cila deklaratat e tilla i ka quajtur fyerje ndaj votuesve që kërcënon themelet e demokracisë amerikane.

Sipas gaztës Trump ndihet i kërcënuar nga fakti se 54 për qind e votuesve nuk e mbështesin atë, ndërsa ka pyetur se “në qoftë se ai është i shqetësuar më të vërtetë në lidhje me legjitimitetin e zgjedhjeve 2016, pse nuk bënë thirrje për një rinumërim?”

Trump është parapa Hillary Clinton me 2.3 milionë vota në votimin popullor dhe në votat përfundimtare ka të ngjarë që ai të jetë me 2.5 milionë vota prapa, pas numërimit ta votave me postë.

Gazeta rikujton deklaratën e z. Trump të bëra në vitin 2012 për Kolegjin Zgjedhor, i cili e ka quajtur “një fatkeqësi për demokracinë”, por pas fitores së tij në zgjedhore, miliarderi e vlerësoi këtë sistem të zgjedhjeve si “gjenial”.

Të kujtojmë se New York Times ka qenë mbështetësi kryesor i demokrates Clinton për president të vendit.

Në trend Botë

Më shumë
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

Botë
Kalo në kategori