Nevada goditet nga një tërmet prej 5.5 shkallësh Rihter

62:"Seismograph with paper in action and earthquake - 3D Rendering 24:"Getty Images/iStockphoto
Një tërmet prej 5.5 shkallësh Rihter goditi Nevadan në orët e para të mëngjesit të së premtes, bazuar në të dhënat e Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, tërmeti ndodhi pak më shumë se 20 milje në juglindje të Minas, dhe u pasua me lëkundje të tjera afër zonës.
Mina gjendet rreth 160 milje në juglindje të qytetit Renos në Nevada.
Në fillim të këtij viti, Nevada u përball me tërmetin më të madh në 66 vjet. Tërmeti me madhësi prej 6.5 shkallësh Rihter goditi një zonë të largët rreth 225 milje në veriperëndim të Las Vegas.
Ndërkohë, për sa i përket tërmetit të sotëm, ende nuk u raportua për të lënduar apo edhe për dëme materiale. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/11/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































