Neuer: Kurrë nuk kam pasur ofertë nga United

Neuer u largua nga Schalke për të kaluar Bayerni më herët gjatë kësaj vere. Dhe pavarësisht se është lidhur me një transferim te Manchester United, Neuer thotë se ai nuk ka pranuar ofertë, ndërsa as nuk ka qenë i interesuar për një lëvizje të tillë.
“Interesim nga Machester United? Nuk ka pasur ofertë. Por kjo nuk më ka joshur. Bundesliga është një ligë shumë atraktive dhe unë mora vendimin e duhur me Bayern Munichun”, ka thënë Neuer. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
08/07/2011
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































