Manuel Neuer i ka dhënë një lajm të hidhur Bayern Munichut, pasi ka pësuar një lëndim të rëndë.

Portieri gjerman ishte në pushim duke skijuar dhe ka thyer këmbën e djathtë, ku ka humbur tanimë edhe sezonin.


Kjo ka bërë që bavarezët të futen në tregun e transferimeve për të kërkuar transferimin e një portieri në janar.

3506593 71479028 2560 1440

Prioriteti kryesor i bavarezëve është transferimi i portierit kroat Dominik Livakovic që po shkëlqen në Kupën e Botës.

27-vjeçari ka pasur paraqitje shumë të mira edhe me Dinamo Zagrebin në vitet e fundit dhe ka zgjuar interesimin e gjigantit gjerman.

23813031

Livakovic ka një kontratë me kampionin në fuqi të Kroacisë deri në verën e vitit 2024, derisa Dinamo synon të fitojë rreth 15 milionë euro nga shitja e tij.

Në rast se nuk arrihet Livakovic, atëherë Bayerni do të tentoj transferimin e zviceranit Yann Sommer në vend të Neuer. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app