Neuer i hap rrugën largimit nga Bayerni, por refuzon transferimin tek dy shtete

Portieri legjendar Manuel Neeur nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga Bayern Munichu këtë verë. 38-vjeçari momentalisht është i ngarkuar me kombëtaren e Gjermanisë në përpjekje për të siguruar trofeun në tokën gjermane.
Neuer ka startuar në katër ndeshjet për Gjermaninë, të cilët ishin të pamposhtur ndaj Skocisë, Hungarisë, Zvicrës dhe Danimarkë duke pranuar vetëm dy gola gjatë këtyre ndeshjeve.
Përkundër moshës së tij, Neuer po vazhdon të performojë në nivel të lartë, por ishte i limituar në rolin që mund të luante në sezonin 2023/2024 që ishte zhgënjyes për Bayernin.
Ai ka startuar në 23 ndeshje për klubin bavarez në Bundesliga, aty ku Bayerni e përfundoi në pozitën e tretë pas Bayer Leverkusenit dhe Stuttgartit.
Tani që sezoni ka përfunduar dhe afati kalimtar veror është pranë nesh, veterani tani ka folur për të ardhmen e tij duke refuzuar që të përjashtojë mundësinë e largimit nga “Allianz Arena”.
“Nëse ndodh diçka, MLS do të ishte një opsion. Unë bisedova me Bastian Schweinsteiger, i cili ka luajtur aty, por duhet të mendoni me kujdes”.
“Gjithashtu sepse aty luajnë shumë në bari artificial, diçka që nuk është ideale për një portier”.
“Unë gjithmonë kam pasur oferta, por e dija që Bayerni është vendi më i mirë për mua për shkak të rrethit dhe ekipit. Ani pse ju kurrë nuk duhet të thoni kurrë: Unë nuk do të transferohesha në Arabinë Saudite ose në Katar”, ka thënë Neuer.
Neuer do t’i bashkohej një liste të lojtarëve të mëdhenj që do të bënin kalimin në MLS në fazat e fundit të karrierës së tij.
Steven Gerrard, Lionel Messi, Frank Lampard, David Beckham dhe Zlatan Ibrahimovic gjithashtu u larguan nga Evropa në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Neuer mund t’i bashkohet atyre./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Arsenali po përgatit një lëvizje shokuese për transferimin e yllit të Chelseat

Trofetë, golat e asistimet – Gjithçka që ka arritur të fitoj Lamine Yamal në moshën 17 vjeçare

Ancelotti do të fitojë miliona euro nga Real Madridi pasi të largohet nga posti i trajnerit

"Është thjesht e destinuar" - Roy Keane parashikon finalen e madhe të Ligës së Kampionëve

Nunez gjen shtëpi të re pas largimit nga Liverpooli? La Liga destinacioni i ardhshëm i tij

Interi pret që një lojtar shumë i rëndësishëm të kthehet në kohë për Barcelonën

Zbulohet kërkesa e rëndësishme e Ancelottit të cilën Real Madridi ia refuzoi vazhdimisht

Ancelotti do të fitojë miliona euro nga Real Madridi pasi të largohet nga posti i trajnerit

Dita e ndeshjes: Arsenali pret PSG-në në sfidën e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pas uniformës së policisë, shantazhuese dhe punonjëse seksi në Dubai e Mikonos: Kush është oficerja shqiptare?

Kryeministri i Malit të Zi kërkon heqjen e shtetësisë për biznesmenin kosovar

Policia jep detaje për zhdukjen e 54-vjeçares - kërkimi po bëhet edhe me dronë

Ndërprerja e energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali: çfarë e shkaktoi dhe a pati ndonjë sulm kibernetik?

Pse LVV nuk i votonte kryeparlamentarët e tjerë, përgjigjet Haxhiu

Aeroplani luftarak amerikan F-18 bie nga aeroplanmbajtësja dhe përfundon në Detin e Kuq, marina humb fluturaken 70 milionë dollarëshe