Neto largohet nga Juventus, afër Valencias

Pritjes për të qenë titullar duket se i ka ardhur fundi për portierin brazilian, Neto.
Ai ka vendosur të largohet nga kampioni italian Juventus për të filluar një aventurë të re në La Liga.
Portieri brazilian është shumë pranë kalimit tek skuadra e madhe spanjolle, Valencia.
Juventus tanimë i ka caktuar edhe çmimin për largimin e Netos.
‘Lakuriqët’ janë pajtuar që të paguajnë nëntë milionë euro për transferimin e Netos.
Për ish-anëtarin e Fiorentinës interesim ka shfaqur edhe PSG dhe Milan. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
23/06/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































