Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Benjamin Netanyahu ka bërë një deklaratë të fortë pas lirimit të tre pengjeve sot.
Në një video që zyra e tij postoi në Twitter, kryeministri izraelit mirëpriti lirimin e Eli Sharabi, Ohad Ben Ami dhe Or Levy dhe u zotua të shkatërrojë Hamasin.
Bëhet e ditur se deklarata vjen pasi gjendja shëndetësore e pengjeve dhe skenat kur Hamasi i detyronte ata të flisnin në ceremoninë e dorëzimit, shkaktuan zemërim në Izrael, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
"Ne e kemi parë përsëri se çfarë përbindëshi është Hamasi", tha Netanyahu.
“Këta janë të njëjtët monstra që masakruan qytetarët tanë dhe abuzuan me pengjet”, shtoi ai.
"Dhe unë u them atyre përsëri: gjaku i tyre qoftë mbi kokat e tyre", vazhdoi lideri i Izraelit.
Ndryshe, ai përsëri riafirmoi se qeveria do të bënte "gjithçka për të kthyer të gjithë pengjet" dhe "të garantonte sigurinë e tyre".
Gjithashtu, Netanyahu njoftoi se presidenti amerikan Donald Trump ishte pajtuar me qëllimin e tij për të kthyer pengjet duke eliminuar gjithashtu Hamasin. /Telegrafi/



































