Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është vaksinuar sot me vaksinën kundër coronavirusit dhe gjithë ky proces është transmetuar drejtpërdrejtë në televizion, duke u bërë kështu izraeliti i parë dhe njëri nga liderët botërorë që ka marrë vaksinën kundër COVID-19.
Izraeli do të duhej nga nesër të fillojë me vaksinimin e punonjësve shëndetësorë dhe banorëve të shtëpive të pleqve, transmeton Telegrafi.
Netanyahu ka thënë se dëshiron të jetë i pari në vend që do të jetë “shembull”, dhe të inkurajoj izraelitët që të veprojnë njëjtë.
“Besoj në këtë vaksinë”, ka thënë ai para se ta merrte dozën e parë të vaksinës nga Pfizer dhe BioNtech në qendrën medicinale në Tel Aviv. /Telegrafi/