LAJMI I FUNDIT:

Nesër vjen diçka “E ëmbël” nga Ardian Bujupi dhe Dj Dalool (Video)

Nesër vjen diçka “E ëmbël” nga Ardian Bujupi dhe Dj Dalool (Video)

Këngëtari Ardian Bujupi ka qenë mjaft aktive gjatë vitit me projekte muzikore.

Në stinën e verës ai solli këngën dhe videoklipin “Na jena njo”, i cili u pëlqye shumë nga publiku dhe mori miliona klikime në Youtube.

Mesa duket suksesi i bashkëpunimeve të tij të fundit me Dj Dalool, do të pasqyrohet edhe me një projekt të ri, i cili do të publikohet nesër nga dyshja e famshme.


Kënga e re titullohet “E ëmbël” dhe është punuar nga Dj Dalool, ndërsa tekstin e ka shkruar Da Ghost.

Ardiani ka publikuar në llogarinë personale në Instagram trailerin e videoklipit më të ri, i cili është punuar nga XL Films. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BLytotUhgTE