LAJMI I FUNDIT:

Nesër do të zgjidhen 47 prokurorë në 18 prokurori publike në vend

Nesër do të zgjidhen 47 prokurorë në 18 prokurori publike në vend

Në rendin e ditës së seancës së 20-të të Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila do të mbahet nesër me fillim në ora 10:30, është zgjedhja e gjithsej dyzet e shtatë prokurorëve në tetëmbëdhjetë prokurori publike.

Në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup duhet të zgjidhen më së shumti prokurorë, gjegjësisht 14.

Nga një prokuror publik do të zgjidhet në secilën nga Prokuroritë Themelore Publike në Veles, Dellçevë, Koçan, Kriva Pallankë, Radovish, Resnjë dhe Strugë.


Nga dy prokurorë publikë do të zgjidhen në secilën prej Prokurorive Themelore Publike në Manastir, Gjevgjeli, Gostivar, Kërçovë dhe Strumicë.

Tre prokurorë publikë do të zgjidhen në Prokuroritë Themelore Publike në Kumanovë, Ohër, Prilep dhe Shtip.

Për Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë duhet të zgjidhen katër prokurorë.