Nesër pritet edhe një huamarrje e Maqedonisë
Ministria e financave (MF) e Maqedonisë për nesër ka paralajmëruar edhe një huamarrje nga kreditorët e brendshëm, përmes letrave shtetërore me vlerë, ndërkaq kërkohen 5.1 milion euro borxh, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Bëhet fjalë për obligacione tremujore dhe letra shtetërore njëvjeçare. Një ditë më vonë, shteti duhet të kthej 5.1 milion euro borxh.
Borxhi publik ka arritur në 4.3 miliard euro, ose 45% e prodhimit bruto të brendshëm. Për pesë vjetë, ose nga viti 2010, e deri tani, borxhi publik është rritur për pothuajse 2 miliard euro. Sipas kësaj veçorie, Maqedonia vazhdon të jetë në grupin e vendeve me borxh mesatar./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























