LAJMI I FUNDIT:

Nesër në Kosovë mot me vranësira, të shtunën shi

Nesër në Kosovë mot me vranësira, të shtunën shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se dita e nesërme do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kurse të shtunën moti do të jetë kryesisht i vranët dhe priten edhe reshje shiu.

Sipas IHK, temperaturat maksimale do të shënojnë zbritje të përkohshme.

Gjatë këtyre dy ditëve temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-19 gradë Celsius.


Do të fryjë erë  nga drejtimet jugperëndim dhe verilindje me shpejtësi 1-6m/s. /Telegrafi/