Mbi vendin tonë nesër (e diel) do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës në pjesën veriperëndimore të Dukagjinit parashihen riga lokale shiu.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s. /Telegrafi/