LAJMI I FUNDIT:

Moti në Kosovë

Moti në Kosovë

Ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e fushave të presionit të lartë, si dhe masave të ngrohta ajrore që do të shtrihen mbi rajonin tonë nga Evropa qendrore.

Nën këto kushte pritet të mbajë mot më i butë dhe me intervale më të gjata me diell.

Në fundjavë një front i ftohtë nga veriu i kontinentit do të kaloj mbi vendin tonë duke sjell mundësi për reshje shiu gjatë ditës së shtunë dhe rënie të lehtë të temperaturave.


Sipas parashikimeve të fundit, në fillim të javës së ardhshme rryma të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të favorizojnë rritje të temperaturave lartë mbi vlera mesatare.

Në ditët në vijim, vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit kryesisht do të luhaten rreth vlerave normale, gjatë ditës, e në orët e mbrëmjes mund të rriten edhe në të pashëndetshme.

28.02 – Më butë, kryesisht kthjellët dhe me diell.
1.03 – Mot i butë, me vranësira dhe diell. Në mbrëmje vranësirat do të shtohen, e vende-vende priten reshje të dobëta shiu, e në vise malore borë.
2.03-3.03 – Të shtunën vranësira dhe intervale me diell, kohëpaskohe me riga lokale shiu. Ditën e diel, kryesisht me vranësira, pa të reshura. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull.
4.03 – Butë, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -1C deri në +3C, e maksimale nga 10C deri në 15C. Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi dhe veriu 2-7m/s.. Shtypja atmosferike do të zbres rreth vlerave normale.

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori