LAJMI I FUNDIT:

Nesër në Kosovë mot me diell, por i ftohtë – të dielën shi

Nesër në Kosovë mot me diell, por i ftohtë – të dielën shi

Mbi vendin tonë do të vazhdojë të mbajë mot i ndryshueshëm ditëve të ardhshme. 

Sipas Prishtina Weather të shtunën do të ketë intervale me diell e ftohtë.  Ditën e diel pas ngricave dhe mjegullës në mëngjes, në mbrëmje priten sërish reshje shiu.

Shi vazhdon të bie edhe ditën e hënë, që më vonë shndërrohet në borë, e vazhdon edhe ditën e martë, kur vonë në mbrëmje reshjet pushojnë.


Moti më stabil, pushon edhe erërat, e ndotësit mund të mbesin më të përqendruar pranë sipërfaqes, e orëve të mbrëmjes të shtunën dhe dielën në mëngjes, indeksi i cilësisë së ajrit kalon  edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

Temperaturat do të jenë mjaft të ndryshueshme në ditët e ardhshme.

Minimalet deri të dielën zbresin edhe në -2C, e të hënën rriten në 4C, për pësuar një rënie edhe deri në -5C të mërkurën.

Ndërkaq maksimalet nga 6C të shtunën, rriten në 10C ditën e diel, më pas me një rënie deri në 1C ditën e martë.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme gjatë kësaj periudhe, kryesisht nga verilindja e juglindja, e lehtë dhe mesatare 2-8m/s.

Shtypja atmosferike në rënie ditëve të fundjavës, e më pas me tendencë të rritjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Politikë
Viktimat e aksidentit tragjik ishin rreth moshës 20 vjeç, kryeprokurori Gashi: Dy janë identifikuar - njëri ende jo

Viktimat e aksidentit tragjik ishin rreth moshës 20 vjeç, kryeprokurori Gashi: Dy janë identifikuar - njëri ende jo

Jehona Hulaj
U dogj me benzinë nga bashkëshorti, Melisa Trëndafili zbulon detaje nga ngjarja e rëndë

U dogj me benzinë nga bashkëshorti, Melisa Trëndafili zbulon detaje nga ngjarja e rëndë

Lajme
Shefi i Zjarrfikësve jep detaje nga aksidenti tragjik në Liqenin e Badovcit: Dy trupa u gjetën në ujë, një në veturë

Shefi i Zjarrfikësve jep detaje nga aksidenti tragjik në Liqenin e Badovcit: Dy trupa u gjetën në ujë, një në veturë

Jehona Hulaj
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Mbi 3 mijë paketime me produkte të skaduara konfiskohen nga Dogana e Kosovës

Mbi 3 mijë paketime me produkte të skaduara konfiskohen nga Dogana e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori