LAJMI I FUNDIT:

​Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës

​Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës
Foto: Arkiv

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën në orën 11:00 për të diskutuar për një sërë projektligjesh, si dhe përgatitjet për seancën e re plenare.

Në rendin e ditës do të jetë pika e papërfunduar nga seanca plenare e mbajtur më 22 dhe 28 korrik 2021 – votimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të N.P Hortikultura për vitin 2020.

Në rendin e ditës do të jenë edhe pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021 – votimi i Projektligjit për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10, votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet MASHTI dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+), si dhe votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni.


Kryesia e Kuvendit në rend dite ka edhe përgatitjet për seancë të re plenare, ku do të diskutohen 22 projektligje, si ai për Dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, Projektligji për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Kosovë.

Po ashtu do të jenë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale, shqyrtimi i parë i Projekt-kodit të Procedurës Penale, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetin riprodhues, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transplantimin e indeve dhe qelizave, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbimin mjekësor emergjent, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontrollin e duhanit etj.

Në trend

Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Lajme

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Magazina
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Kalo në kategori