LAJMI I FUNDIT:

Nesër hapet Tuneli i Murrizit, Rama: Sa të jem kryeministër, Rruga e Arbrit do të jetë pa pagesë

Nesër hapet Tuneli i Murrizit, Rama: Sa të jem kryeministër, Rruga e Arbrit do të jetë pa pagesë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur komunikimin e sotëm në rubrikën “Sy më Sy” duke publikuar disa pamje nga Tuneli i Murrizit, i cili do të hapet nesër në Ditën e Verës.

Lajmin e dha vetë kreu i qeverisë një ditë pasi dorëzoi listat e kandidatëve për deputetë të PS-së në zgjedhjet e 11 majit. Duke iu përgjigjur komenteve të ndjekësve, Rama tha se ky është tuneli i shumëpritur dhe i fton ndjekësit që të zbulojnë copë Shqipërie të mrekullueshme.

“Ky është tuneli i shumëpritur i Murrizit i cili më në fund u dorëzua. U dorëzua mali dhe tuneli do të dorëzohet nesër për të gjithë popullin e Dibrës që e ka pritur me vite. Mendoj që e plasi syrin e keq se në atë tunel na u mblodh gjithë energjia negative dhe gjeologjia e atij tuneli ishte një tmerr. Nesër tuneli i Murrizit do të hapet, përkon me ditën e verës. Nga Elbasani në Dibër dhe në të gjithë Shqipërinë. Nëse nuk ke shkuar, do të zbulosh një copë Shqipërie të mrekullueshme. Kemi krijuar mundësi për zbulimin e copave të mrekullueshme të paarritshme në mënyrë normale”.


Kryeministri premtoi se sa të jetë ai në qeveri rruga e Arbrit do të jetë pa pagesë.

“Ky tunel është i ndërtuar me PPP, e gjithë rruga e Arbrit. I ka dalë shtetit dhe taksapaguesve shumë më lirë se sa rrugët që bëheshin sidomos dikur me tendera që ktheheshin në histori abuzimi duke shtuar e shtuar fonde për punime të paparashikuara. Kontrata u bë që për çdo gjë të paparashikuar e mbulon sipërmarrësi privat. Kostot shtesë në bazë të kontratës i mori sipërmarrësi. Rruga e Arbrit dhe Tuneli sa të jem unë këtu s’do ketë tarifë, sa të jem unë. Më mbrapa shihni e bëni”, tha Rama.

Në trend Lajme

Më shumë
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Kalo në kategori