LAJMI I FUNDIT:

Nesër hapet Panairi “Prishtina 2009”

Nesër hapet Panairi “Prishtina 2009”

Oda Ekonomike e Kosovës për herë të dhjetë nga data 02 – 05 qershor 2009, organizon Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2009”.

Bazuar në një njoftim zyrtar të OEK-së, sikurse edhe viteve të mëparshme edhe sivjet ndërmarrjet vendore dhe ndërkombëtare kanë treguar interesim të madh për pjesëmarrje në Panairin “Prishtina 2009”, gjë që dëshmon se ky panair ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës.

“Panairi Ndërkombëtar “Prishtina 2009”, është mundësi e mirë për të promovuar ambientin ekonomik të Kosovës, dhe njëkohësisht do të shërbejë për krijimin e urave të reja të bashkëpunimit në mes të ndërmarrjeve kosovare dhe atyre ndërkombëtare ekonomik të Republikës së Kosovës”.

OEK po ashtu ka njoftuar se Panairi Ndërkombëtar “Prishtina 2009”, është mundësi e mirë për të promovuar ambientin ekonomik të Kosovës, dhe njëkohësisht do të shërbejë për krijimin e urave të reja të bashkëpunimit në mes të ndërmarrjeve kosovare dhe atyre ndërkombëtare.


“Sipas shënimeve te fundit pjesëmarrjen ne Panair e kane konfirmuar 101 ndërmarrje nga Kosova dhe vendet tjera. Prej tyre 42 ndërmarrje janë nga Kosova, 12 nga Shqipëria, 21 nga Maqedonia, 15 nga Bosnja e Hercegovina, ndërsa 11 ndërmarrjet tjera vijnë nga Gjermania, Austria, Kroacia, Belgjika, Spanja dhe Serbia”.

Ndryshe Panairi do të mbahet ne lokalet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Zona Industriale (Prishtinë – Fushë Kosovë). /Telegrafi/tch/