LAJMI I FUNDIT:

Nesër disa pjesë të Shkupit do të mbeten pa energji elektrike

Nesër disa pjesë të Shkupit do të mbeten pa energji elektrike

Pa energji elektrike nesër në periudhën prej ora 08:05 deri në 09:30 do të jenë përdoruesit e bulevardit “Aradhat partizane” numër 32, 34, 35 dhe 54 deri 60, ndërsa nga ora 10:00 deri në 15:00 përdoruesit e rrugës “Divizioni i 50-të” në Komunën Qendër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza nga Bashkia e Shkupit për shkak të aktiviteteve teknike në rrjetin e energjisë elektrike nesër pa energji elektrike në periudhë prej ora 09:00 deri në 14:00 do të mbeten edhe përdoruesit e një pjese të fshatit Kondovë, ndërsa nga 09:20 deri në 13:00 përdoruesit e fshatit Rashçe në Komunën e Sarajit.

Pa energji elektrike nesër nga ora 09:00 deri në orën 15:00 do të jenë përdoruesit e rrugëve “Bërsjaçka buna”, “Zletovska” dhe “Nov zhivot ” në Komunën e Shuto Orizarë.


Nga ora 09:00 deri 13:00 pa energji elektrike nesër do të mbesin konsumatorët e rrugës “Metodija Shatorov Sharlo” numri 5a, 7, 9 dhe 11, dhe nga ora 00:20 deri në 12:00 përdoruesit e një pjesë të rrugëve “23 Tetori,” dhe “Bojmija” në Komunën e Aerodromit./Telegrafi/