Dimitar Berbatov një nga futbollistët më të mirë bullgarë të të gjitha kohërave dhe ish-sulmues i Bayer Leverkusen, Tottenham dhe Manchester United ka komentuar sezonin e brazilianit Antony.

Anësori nuk ka shënuar apo asistuar në 11 paraqitje dhe ende nuk po i përmbushi pritshmëritë që Manchester United kishte kur e sollën nga Ajax për 95 milionë euro në verën e vitit 2022.


Përveç kësaj, ish e dashura e akuzoi për dhunë, e cila ende nuk është vërtetuar.

"Antony i pëlqen trajnerit Erik ten Hag. Të gjithë e dinë këtë sepse të dy kanë punuar së bashku në Ajax. Unë e kuptoj që ai ka një marrëdhënie të veçantë me të, siç ka çdo trajner me një lojtar. Ten Hag i beson Antonyt, i cili duhet të jetë i vetëdijshëm se ai ka për të justifikuar besimin sa herë që shkel në fushë”.

antony 3

“Por Antony nuk po shkon mirë deri tani. Këshilla ime është që ai të luajë lojën thjeshtë dhe të mos e ndërlikojë. Kur mendoni se jeni Ronaldinho apo Zinedine Zidane, do të keni edhe më shumë probleme”.

"Të ndalet së bëri budallallëqe me driblime që nuk janë vendimtare për ekipin. Është i shpejtë, ta përdor për tu futur pas mbrojtjes, për të marrë topin dhe për të bërë asistime dhe gola. Është kaq e thjeshtë. Ai duhet të jetë i disiplinuar dhe i fokusuar që është shumë e vështirë”.

“Megjithatë, nuk do të habitesha nëse Antony nuk do të luante në ndeshjen e radhës, sepse të gjithë e panë se ai nuk ishte në nivel kundër Fulham. Do të shohim se çfarë do të bëjë Ten Hag. Antony është i talentuar, por nuk duhet t'i ndërlikojë gjërat. Kur të rindërton besimin, atëherë mund të fillojë t'i komplikoni gjërat dhe të bëjë driblime”, ka thënë Berbatov.

berbatov 2

Bullgari ka 149 paraqitje, 56 gola dhe 27 asistime për Djajë e Kuq në karrierën e tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app