Për një arsye ose tjetër, shumica e njerëzve kanë të ftohtë gjatë gjithë kohës, duke ndjerë të ftohtë edhe në ambientet ku temperatura është relativisht e ngrohtë.
Kjo mund të lidhet me faktorë të ndryshëm, siç janë shëndeti, metabolizmi i ngadalësuar, ose thjesht ndjeshmëria ndaj ndryshimeve të temperaturës.
Disa individë mund të kenë nevojë për më shumë ngrohje për të ruajtur një temperaturë të rehatshme trupore, ndërkohë që të tjerët ndihen gjithmonë të ekspozuar ndaj të ftohtit, edhe në kushte normale.
Por çfarë mund të bëni për këtë? Ekspertët ndajnë disa këshilla kur keni gjithmonë të ftohtë.
Merrni kaloritë tuaja
Trupi juaj ka nevojë për karburant për të djegur, për të mbajtur temperaturën e trupit tuaj të lartë, veçanërisht kur është ftohtë jashtë.
Konsumoni të paktën një vakt të nxehtë në ditë dhe përpiquni të hani një shumëllojshmëri frutash, perimesh dhe ushqime të tjera të papërpunuara.
Vishni çorape në shtrat
Mund të duket qesharake, por është më mirë se sa të jeni të ftohtë! Jo vetëm që do të ndihmojë në ngrohjen e të gjithë trupit tuaj, por këmbët e ngrohta gjithashtu duket se sinjalizojnë trurin tuaj se është koha për të fjetur. Nëse thjesht nuk mund ta përballoni këtë modë para gjumit, ecni me pantofla komode për rreth një orë para se të flini.
Merrni hekur dhe vitaminën B12
Nëse nuk i keni mjaftueshëm këto të dyja, ju mund të merrni anemi, që do të thotë se keni shumë pak qeliza të kuqe të gjakut për të marrë oksigjen në trupin tuaj.
Kjo mund t’ju bëjë të ndiheni të ftohtë.
Disa njerëz nuk marrin mjaftueshëm B12 nga ushqimi ose nuk e përthithin atë lehtësisht. Gratë shtatzëna ndonjëherë kanë nivele më të ulëta të hekurit, sepse trupi i tyre përdor më shumë se zakonisht. Merrni B12 në pulë, vezë ose peshk.
Merrni hekur nga mishi i kuq, mishi i pulës dhe i gjel detit nga peshku dhe frutat e detit dhe nga perimet e gjelbra sikurse spinaqi e lakra jeshile.
Bëni ushtrime fizike
Dilni për një shëtitje ose për vrap.
Nëse është shumë ftohtë jashtë, shkoni në palestër, ose thjesht bëni disa kërcime, shtytje ose ushtrime të tjera brenda. Jo vetëm që do t’ju ngrohë, por ndihmon në ndërtimin dhe mbajtjen e muskujve tuaj, të cilët gjithashtu djegin kalori dhe e bëjnë trupin të nxehtë. Nëse jeni mjaftueshëm të shëndetshëm për të, ushtrimet e forta madje mund të rrisin temperaturën e trupit tuaj, të paktën për një kohë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës