Si përgatitet kjo pije?

Jemi befasuar shumë kur kemi parë në Turqi si e pinë kafenë e parë të mëngjesit.


Kushdo që shkon në Turqi, atje sigurisht do të ketë provuar një pije të cilën e quajnë “pije e jetëgjatësisë”.

Ata një herë në javë në kafenë e përgatitur në shtëpi (kafe turke) shtojnë gjysmë luge të vogël mjaltë natyral dhe pak lëng limoni.

Në Turqi konsiderohet që kafja e përgatitur kështu ka veprim qetësues në trup, transmeton Telegrafi.

fresh hot coffee turkey dried citrus honeycomb

Mjalti që përmban fruktozë dhe glukozë i ndihmon shumë mëlçisë dhe zvogëlon sheqerin në gjak. Limoni ul presionin e gjakut dhe forcon imunitetin.

Për shkak të këtyre cilësive të dobishme, kjo pije quhet edhe “pija e jetëgjatësisë”. Megjithatë, kjo pije nuk duhet të keqpërdoret, sepse mund të shkaktojë edhe reaksione negative te njerëzit që kanë prirje ndaj alergjive.

Përgatitja: Zieni një kafe mesatarisht të fortë, pastaj hidheni në një filxhan, kur të ftohet pak shtoni mjaltin dhe disa pika limoni.

Këtë pije e pini së paku një herë në javë, jo më shpesh se kaq. /Telegrafi/