Kafeja konsiderohet padyshim pija më e njohur në botë (pranë ujit)
Sipas raporteve të Shoqatës Britanike të Kafesë, 2 miliardë filxhanë kafe konsumohen çdo ditë.
Përveç rritjes së energjisë, kafeja ofron disa përfitime të tjera, duke përfshirë përmirësimin e humorit, performancën më të mirë atletike. Është gjithashtu plot me antioksidantë të shëndetshëm të njohur për të luftuar inflamacionin dhe merr pjesë në rregullimin metabolik.
Megjithatë, sado që na pëlqen të fillojmë ditën, mund të ketë disa efekte anësore, veçanërisht kur e pimë shpejt, transmeton Telegrafi.
Kafja dhe të përzierat
Nëse keni nevojë për një nxitje të shpejtë të energjisë, mund ta pini shpejt një filxhan kafe të zezë. Por konsumimi i këtyre pijeve në një periudhë të shkurtër kohore mund të jetë një ide e keqe. Trupit tonë i duhet kohë për të përpunuar kafeinën.
Pirja ngadalë do të thotë gjithashtu se do të keni më shumë kohë për të vërejtur efektet e kafeinës. Sipas Healthline, konsumimi i tepërt i kafeinës mund të çojë në dridhje, rrahje të zemrës, ankth, të përziera.
Konsumimi kujdesshëm i kafes, i bën mirë sistemin tuaj të tretjes.
– Duke e mbajtur pijen në gojë pak më gjatë para gëlltitjes – d.m.th. duke pirë gllënjka të vogla – pështyma juaj ka më shumë kohë për të rënë në kontakt me kafen, gjë që mund të jetë e dobishme nga pikëpamja gastrointestinale – shpjegon Medi Pasquariello, dietologe, për Well Good.
Ajo shtoi se gëlltitja e kafesë gjithashtu mund të çojë në gëlltitjen e ajrit, i cili mund të shkaktojë simptoma të tilla si “fryrje, gazra, nauze, bulçim ose dhimbje”.

Si ta shijoni kafen pa pasoja të pakëndshme?
Nëse dëshironi të pini kafe rregullisht, por nuk doni të ndjeheni në ankth apo ta “shqetësoni” stomakun, së pari duhet të ngadalësoni.
– Do të thosha se ndoshta do të përjetoni ekuilibrin më të mirë të reduktimit të efekteve të padëshiruara nëse pini një filxhan kafe brenda 15 deri në 30 minuta – thekson dr. Medi.
Gjithashtu, është mirë që të hani diçka përpara se të pini kafenë tuaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës