Nëntë ushqime anti-kancer që nuk duhet t’i injoroni
Me mënyrën e jetesës moderne, njerëzit janë të ekspozuar ndaj agjentëve të shumtë kancerogjen në baza ditore. Kështu nuk është çudi që normat e kancerit të jenë të mëdha.
Për të qëndruar larg nga kjo sëmundje e tmerrshme, më poshtë Telegrafi ju sjell një listë të ushqimeve anti-kancer, që nuk duhet të injorohet.
1. Manaferra të pasura
Këto manaferra përfshijnë rrush pa fara, qershi, boronicë, manaferra të kuqe, mjedra dhe luleshtrydhe. Si anti-oksidonte të fuqishme, pigmentet mund të jenë më të fuqishme se anti-oksidantët tradicionale të tilla si vitamina C, E, beta-karotene, seleniumi dhe zinku.
2. Shafrani i Indisë
Mishi me erëza është një nga ushqimet më të shijshme që ju mbrojnë nga kanceri, në qoftë se ai përmban shafran të Indisë. Kjo është për shkak se shafrani i Indisë përmban fitonutricient, kurcumin, e cila është gjetur të jetë anti-inflamator dhe pengon kancerin.
3. Lulelakrat
Këto perime përfshijnë lakër, lulelakër, brokol, lakër jeshile, rikë, mustardë, rrepkë dhe rrepë. Ato janë të dobishme, sepse përmbajnë fitonutricientë, glukozinolat, e cila është zbuluar se ndihmon uljen e rrezikut të kancerit, veçanërisht kancerin e zorrës së trashë.
4. Hudhra
Hudhra përmban rreth 200 komponime biologjike, të tilla si squfur që përmban amino-acide, glutatione dhe cisteine, që kanë funksione të fuqishme mbrojtëse kundër formimit të kancerit dhe metastazës. Për efekt të mirë, hudhra duhet të hahet e pa copëtuar dhe e papërpunuar.
5. Kërpudhat
Kërpudhat janë jo vetëm të shijshme për t’i ngrënë, gjithashtu mund të ju mbrojnë nga kanceri. Të paktën disa kërpudha munden. Ashtu si Reishi (Ganoderma), shiitake dhe maitake, e cila tek kinezët dhe japonezët janë përdorur për rritjen e imunitetit si dhe trajtimin e kancerit.
6. Kosi
Lloje të ndryshme të probiotikëve (p.sh. Bifidobacterium lactis) të pranishme në kos, kanë zbuluar se përmirëson imunitetin dhe ndalon shumë shkaktues të kancerit, duke përfshirë hormonet, mishin kancerogjen dhe toksina mjedisore.
7. Spinaqi
Shumë njerëz kanë fituar përshtypjen e tyre nga filmi i vizatuar “Popeye” se spinaqi është për fëmijë. Por, a është ky ushqim i gjelbër aq i mrekullueshëm siç është portretizuar në jetë? Spinaqi është një ushqim anti-kancer për shkak të përmbajtjes së saj prej klorofili dhe karotinës. Përveç se ju mbron nga kanceri, gjithashtu përmban edhe hekur, acid folik, vitamina dhe minerale, si dhe anti-ooksidontin coenzyme Q10 (e cila ka veti anti-plakje).
8. Ushqime të pasura
Fibrat në ushqimet bimore janë të rëndësishme jo vetëm për zorrë të shëndetshëm, por gjithashtu për parandalimin e kancerit kolorektal. Fibrat lehtësojnë lëvizjen e ushqimit nëpër traktin digjestiv, të cilave iu nevojiten shumë pak kohë që të futen në ushqim. Drithërat (p.sh. orizi), fasule, fara, thjerrëzat dhe perimet janë burime të pasura të fibrave, të cilat duhet të përfshihen në ushqime të përditshme.
9. Propolis i bletës
Propolisi është një substancë e prodhuar nga bletët për të mbrojtur veten dhe kosheret e tyre nga infeksionet bakteriale dhe virale. Por, vitaminat dhe aminoacidet që janë zbuluar në këtë propolis rrisin imunitetin dhe parandalojnë kancerin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë