Nëse je dikush që dëshiron të martohesh, është e qartë se e ke vënë në dyshim nëse i dashuri yt do të të propozojë ose jo
Shumë zonjusha mund të rrinë duke pritur për propozimin që nuk vjen kurrë, gjë që jo vetëm është shqetësuese sepse do të thotë se mund të humbësh potencialisht një djalë tjetër më të mirë, por është gjithashtu shumë irrituese të mendosh për vitet që ke humbur me një person që nuk dëshiron të martohet me ty.
Nëse nuk dëshiron që kjo të të ndodhë, njihu me këto shenja treguese se të dashurit tënd as që i shkon ndër mend të ulet në një gju për ty. Por mbaj në mendje: është e padrejtë t’i vlerësosh këto shenja për një djalë me të cilin je e lidhur prej vetëm një ose dy muajsh.
Këtu janë sjelljet që ekspozojnë një burrë që nuk dëshiron të martohet me ty:
1. Shmang pjesëmarrjen nëpër dasmat e të tjerëve
Kur një burrë mezi pret martesën e tij, ai patjetër do të bëhet shumë i emocionuar për të marrë pjesë në dasma dhe do të dëshirojë që ti ta shoqërosh. Nëse partneri yt urren të shkojë në dasmat e të tjerëve, kjo është një shenjë e mirë se ai nuk është gati për të tijën, shkruan Your Tango.
2. S’flet kurrë për martesë
Nëse hap temën e martesës dhe ai e ndryshon temën sa më shpejt që të jetë e mundur, martesa nuk është në mendjen e tij. Nëse ai ka një neveri ndaj martesës, ai në mënyrë të moderuar të bën të ditur se martesa ndoshta nuk është pjesë e planit të tij në të ardhmen.
3. Refuzon të bëjë plane afatgjata
Nëse i dashuri yt bën plane vetëm për një periudhë të menjëhershme ose afatshkurtër, martesa ka të ngjarë të mos jetë prioritet për të. Ndoshta ai është gjithmonë gati të bëjë një takim për këtë javë ose fundjavë, por rrallë angazhohet për të ardhmen e largët. Nëse ai heziton të bëjë plane pas gjashtë muajsh, e ardhmja juaj së bashku mund të mos jetë e sigurt.
4. Gjithmonë ka një justifikim për çdo gjë
Burrat janë krijesa të thjeshta. Kur ata duan diçka, ti do ta dish. Nëse ai vazhdimisht justifikon martesën ose të ardhmen, është koha të kuptosh se diçka nuk shkon.
5. Të thotë ‘Po mirë jemi kështu siç jemi’
“Po çfarë do ndryshojë fejesa apo martesa?!” është diçka që ti nuk e dëgjon bashkëshorti yt i ardhshëm dhe babai i fëmijëve të tu. Vrapo zonjushë sa je në kohë!
6. Jeton akoma në të kaluarën
A të tregon i dashuri vazhdimisht se sa bukur ia ka kaluar me çunat në Jalë në korrik të vitit 2004? Nëse përgjigjja është po, ndoshta ai nuk është ende mjaft i pjekur për t’u martuar.
7. Aq i bën të tregojë interes për të ardhmen tuaj së bashku
Kur ti përmend të ardhmen tuaj dhe ai duket krejtësisht i painteresuar për atë që ke planifikuar, ai nuk po kërkon të ndërtojë një jetë me ty, citon Anabel.
8. Preferon të shoqërohet me shokë të tjerë beqarë
Burrat që shoqërohen kryesisht me burra të tjerë beqarë mund të kenë më shumë gjasa të vonojnë martesën për shkak të një fenomeni të quajtur ndikim normativ. Këtu individët përshtasin qëndrimet dhe sjelljet sipas grupit të tyre shoqëror, duke përforcuar potencialisht perceptimin se të qenit beqar është më e lakmueshme.
9. S’përmend në asnjë moment krijimin e një familjeje
Burrat nuk e kanë orën biologjike që troket si gratë dhe shumica e burrave as dëshirojnë aq shumë për fëmijë siç bëjnë disa gra. Në trurin e një burri, të kesh një familje është një gjë e natyrshme që do të ndodhë sapo të martohesh. Megjithatë, nëse ai nuk është i gatshëm të diskutojë për të pasur një familje, ai mund të mos jetë gati të të bëjë pyetjen e madhe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pesë ide si ta kombinoni ngjyrën e momentit me stil

Ky model flokësh që realizohet lehtë dhe shpejt do të dominojë muajt e ardhshëm!

Këta thonj do të jenë më të pëlqyerit e stinës: Janë të thjeshtë, por i japin një prekje të veçantë çdo stili

Sjelljet që zbulojnë një fëmijë të cilit i bërtasin shpesh

Udhëtimi me beben në bark

Tri xhaketa që do të mbizotërojnë trendët e pranverës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler