Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), mbrëmë ka njoftuar për konfirmimin e nëntë rasteve të para me variantin Omicon të coronavirusit në Kosovë.
IKSHPK ka njoftuar se këto raste janë importuar nga SHBA-të, Londra, Franca dhe disa të tjerë janë detektuar në komunën e Mitrovicës.
“Në këtë drejtim, nga hulumtimi epidemiologjik, ka rezultuar se nga këto raste: 2 raste janë të importuara nga SHBA-të, 2 raste janë të importuara nga Londra, Mbretëria e Bashkuar, 1 rast është i importuar nga Franca; dhe 4 raste me variantin Omicron të detektuar janë në komunën e Mitrovicës, të cilët mohojnë historinë e udhëtimit dhe se kanë pasur kontakte me dikë nga jashtë”, thuhej në njoftimin e IKSHPK-së.
Pas këtij njoftimi MSh-ja bëri thirrje për respektim të masave në fuqi. Përveç respektimit të masave anti-Covid që janë në fuqi, MSh-ja kërkoi nga qytetarët që të vaksinohen dhe t’i inkurajojnë të tjerët për vaksinim.
Megjithatë, ende nuk dihet nëse do të ketë masa më strikte, pas konfirmimit të rasteve të para me variantin Omicron.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, javën e kaluar ka deklaruar se masat anti-COVID do të vendosen përkitazi me situatën epidemiologjike në vend. Ai ka paralajmëruar masa shtrënguese nëse do të ketë nevojë.
Varianti, i zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut, është kategorizuar si një “variant shqetësues” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe tashmë është zbuluar se ka 30 mutacione të ndryshme, duke përfshirë tipare që nuk janë parë më parë.
Simptomat e coronavirusit ende përfshijnë kollën më të zakonshme, temperaturë të lartë dhe humbje të shijes e nuhatjes. Por Omicron gjithashtu ka disa simptoma që janë specifike për atë variant të veçantë, sipas mjekut të përgjithshëm, Dr. Gary Bartlett. Pacientët kanë më shumë gjasa të zhvillojnë një ndjenjë të çuditshme gërvishtjeje në fyt, paralajmëroi ai, shkruan Telegrafi.
Lodhja e vazhdueshme, dhimbjet e muskujve, madje edhe djersitjet gjatë natës, mund të jenë të gjitha shenja të infeksionit Omicron.
Dr Bartlett tha për Express.co.uk: “Simptomat e Omicron fillimisht mund të duken më të buta në krahasim me infeksionin nga varianti Delta. Varianti Omicron i COVID-19 mund të shkaktojë simptomat e zakonshme të njohura, të tilla si rrjedhje e hundës, ethe, kollë e vazhdueshme, dhimbje të kokës dhe fytit, dhe humbje të ndjenjës së shijimit dhe erës. Simptomat që mund të jenë më specifike për Omicron përfshijnë gërvishtjen e fytit në krahasim me dhimbjen e fytit, një kollë të thatë të vazhdueshme, lodhje ekstreme, dhimbje muskulore dhe djersitje gjatë natës”.
“Këto mund të jenë simptomat e para dhe të vetme të variantit Omicron. Mund të jetë e vështirë të bëhet dallimi midis COVID-19 dhe ftohjes së zakonshme pa testim PCR”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës