Nëntë mënyra për të veshur çizmet në vjeshtë

Zyrtarisht është koha e tyre
Ato do i shohim kudo, në të gjitha ngjyrat, në të gjitha modelet, në të gjitha gjatësitë.
Kështu që para se të fillojnë të vishen, po ju japim disa këshilla se si t’i kombinoni.
Mos iu ndaj klasikes
Mos nënvlerësoni kurrë fuqinë e një palë çizmeve prej lëkure, poshtë gjurit. Ato tregojnë më bukur se kurrë kur kombinohen me një minifund plot ngjyra dhe një pallto me gjatësi të mesatare.
Ato mund t’i kombinosh me çdo ngjyrë, kështu që mos ngurro të guxosh.
Zvendësoi çizmet e lëkurës me çizme kadife, të paktën në ditët e nxehta të vjeshtës. Me to stili ndryshon totalisht.
Përthyeni xhinset le lërini çizmet metalike të luajnë rolin protagonist. Janë trendi më i freskët i sezonit.
Një zgjedhje e guximshme që me kombinimin e duhur do ju nxjerrë faqebardhë.
Për të balancuar pamjen zgjidhni një fund ose një fustan mini.
Le të jenë vetëm ato me ngjyrë. Veshjen zgjidheni të zezë.
Frymëzohu nga stili i Kanye West dhe provo çizmet e tij. Mund t’i kombinoni me një palë xhinse të çara si Kendall Jenner, ose më një palë të shkurtëra si Hailey Baldwin.
Në këtë kombinim vëmendjen e tërheq palltoja, kështu që çizmet janë ato të thjeshtat, të sheshtat.
/Telegrafi/




























































