Zgjedhja e gardërobës për mbrëmjen e Vitit të Ri varet nga stili juaj, nga shoqëria, por edhe nga vendi se ku do të kremtoni. Shfrytëzojeni mundësinë dhe vishini diçka që shkëlqen dhe që bie në sy.
E rregulluar për gala-mbrëmje
Fustani me rrudha në pjesën e poshtme dhe me dekolte të madhe është ideal për festën e Vitit të Ri në restorant. Kombinojeni atë me stoli argjendi, me çantë ngjyrë metalike dhe mbathini këpucët me pulla. Ndërkaq, partneri do të shkëlqejnë në rroba të thjeshta, këmishë e kravatë.
E gatshme për klub
Bashkë me fustanin pa krahë, vishni bolero nga angora dhe do të dukeni shumë femërore. Mos harroni të merrni me vete edhe çantën, e cila duhet të jetë në harmoni me këpucët. Nëse shtoni edhe byzylykun në formë rrjete nga argjendi do të jeni në qendër të vëmendjes.
Ahengu mund të fillojë
Fundin unikat bëjeni bashkë me bluzën “print”, me unazë të madhe dhe me këpucë me taka të larta.
Ideale për restorant
Nëse i keni këmbët të plota, patjetër vishni fustan koktej me çorape të zeza. Byzylyku dhe vëthët, si edhe çanta dhe këpucët do ta bëjnë këtë kombinim shumë solemn.
Vetëm për mbretëresha të diskos
Majtas: Nëse jeni e re dhe shtathollë, visheni një kombinezon të hollë, shtojini qafore dimensionale që mbulon dekoltenë dhe këpucët të jenë me gishta të hapur dhe me kravatë.
Djathtas: Fundi me një palë me kravatë të madhe shkon shkëlqyeshëm me bluzën nga viskoza, me këpucë interesante në retro-stil dhe me çantë të thjeshtë.
Edhe për shesh, edhe për barkë
Me tunikë të mëndafshtë dhe pantallona të zeza nuk do të gaboni. Kombinimi i këtillë u shkon të gjithave. Mos e teproni me stolitë, mjafton vetëm një qafore atraktive.
Për çdo rast
Pantallonat me shtat të lartë vishni me fallto dhe këmishë. Vëni qafore atraktive dhe patjetër mbathni këpucët me taka të larta.
Shkoni në ndejë
Tunika elegante e mëndafshtë me dekolte të stolisur mirë është ideale për damat të cilat kanë pak më shumë peshë trupore në stomak dhe në ije. Vishini me pantallona nga plishi ngjyrë bojëgjake, me këpucë komode dhe me çantë ngjyrë ari.
Vetëm për vende luksoze
Nëse e pritni Vitin e Ri në ndonjë hotel të mirë, do të dukeni mirë nëse jeni e veshur me fustan të gjatë. Për të rënë në sy, mos e teproni me stolitë, mjafton një qafore rrjetë nga argjendi. Këpucët me taka të larta dhe çanta për raste solemne janë shtojcë e obligueshme.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Revolucion në industrinë e modës: Prada merr nën kontroll perandorinë Versace për 1.375 miliardë dollarë

Keni nevojë për këpucë që shkojnë me pantallona të gjera? Ne zgjodhëm pesë opsione që janë në modë

Studiuesit, çiftet më të lumtura nuk ndalojnë së bëri gjashtë gjëra
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Ngërçet te bebet

Metoda me të cilën mund ta qetësoni shpejt një të porsalindur që qan

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pasi pauzoi tarifat, Trump: Ky njeri fitoi 2.5 miliardë dollarë, ky tjetri 900 milionë

Brenda bazës së NATO-s në Poloni - simbol i përkushtimit të Amerikës ndaj Evropës

Rrëfimi i ish-ushtarit të UÇK-së, i cili kishte shtatë plagë: Ramushi iu ka thënë shokëve çelni katër varre, se nuk dihet a shpëton

“Vaksinat kanë mish derri, nuk e lejon feja” - debat i ashpër mes predikueses së fesë islame dhe mjekes

“Humba kontrollin, jam gati të paguaj mëkatet e mia”, zbulohet letra që vrasësi u dërgoi prindërve të Ilaria Sulës

Egli ka humbur një fëmijë shkak i ndarjes me Olsin? Reagojnë ashpër familjarët e saj përmes Instagramit