Guvernatorë të Bankave Qendrore të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Drejtori i Agjencionit Bankar të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, kanë nënshkruar sot memorandumin e bashkëpunimit mbi qeverisjen korporative të bankave.
Ky memorandum është iniciativë regjionale, e cila është zhvilluar nën lidershipin e Bankës Qendrore te Republikës se Kosovës dhe në bashkëpunim me bankat qendrore të 5 vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Kjo iniciativë është e para e llojit të tillë në regjion dhe ka të bëjë praktikat qeverisjes korporative të bankave të rendit të dytë që operojnë në vendet tona, respektivisht kualitetin e mekanizmave të Qeverisjes që demonstrohen nga bankat e rendit të dytë.
Ky memorandum u nënshkrua pas prezantimit të një studimi të BQK-së, që pasqyron zhvillimin e qeverisjes korporative në dekadën e fundit, që është studimi i parë i këtij lloji për këto vende dhe si rezultat i këtij studimi ka ndërtuar një data-bazë me të dhënave të konsiderueshme historike të zhvillimit të qeverisjes në vitet e fundit.
Ky studim do të jetë në dispozicion të 5 bankave qendrore të regjionit për nevojat e tyre në mbikëqyrjen e bankave, për të ndihmuar procesin e avancimit të kornizës ligjore, si dhe vendimmarrjen në politikë-bërje dhe avancimin e hulumtimeve në këtë drejtim.
Në kuadër të Konferencës ndërkombëtare të nivelit të lartë e organizuar nga BQK-ja në Prishtinë, me temën ”Rreziqet dhe Mundësitë në një Sektor Financiar Dinamik-Perspektiva Zhvillimore”, në sesionin e 4-të u diskutua për kornizën e qeverisjes korporative, si parakusht në sektorin financiar, për të marrë vendime të shëndosha biznesore dhe financiare.
Panelistët: Peter Nichol, Ekspert i Lartë Bankar nga Thesari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gian Piero Cigna, Drejtor i Njësisë Ligjore në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Alexander S. Berg, Specialist i Lartë për Qeverisje Korporative në Bankën Botërore, Shkendije Himaj, Koordinatore për Funksione të Përgjithshme në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, pastaj Daniel Blume, Analist i lartë i Politikave nga Sekretariati i Komitetit të Qeverisjes Korporative në OECD dhe AdalyatAbdumanapova, Udhëheqëse e Ekipit dhe zyrtare e Qeverisjes Korporative në kuadër të Programit Këshillimor të Qeverisjes Mjedisore, Sociale dhe Korporatave të IFC-së, në Evropë dhe Azinë Qendrore dhe Mattia Romani nga BERZH, diskutuan për një numër çështjesh që lidhen me qeverisjen korporative si parakusht i sektorin financiar për biznes të mirë dhe vendime financiare.
Panelistët diskutuan edhe për sfidat e reja për qeverisjen e korporative në kuadrin rregullator dhe teknologjik, zhvillimi i praktikave të angazhimit për një dialog konstruktiv midis bordit dhe aksionarëve, cilat palë të interesuara duhet të përfshihen në këtë dialog dhe si mund të arrihet përfshirja e tyre etj.
Në fund të sesionit, panelistët u përgjigjen në pyetjet e adresuara nga ta pranishmit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Çfarë përfiton Kosova nga Marrëveshja për Tregti të Lirë me EFTA-n?
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar