Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes Postës së Maqedonisë dhe Sllovenisë

Posta e Maqedonisë dhe ajo e Sllovenisë kanë nënshkruar memorandum për bashkëpunim, i cili parasheh shfrytëzim të përvojave nga posta sllovene për zhvillim të Postës së Maqedonisë.
Memorandumi parasheh që prioritet të jetë shfrytëzimi i aplikacionit ITM nga Posta e Sllovenisë, për doganim të dërgesave postare nga ana e Postës së Maqedonisë.
Aplikacioni do ta lehtësojë procesin e doganimit të dërgesave postare, që do të thotë lehtësim për punën e Postës së Maqedonisë.
Përfaqësuesit e Postës së Maqedonisë gjatë qëndrimit në Slloveni do të vizitojnë "Post - ekspo" 2017, ngjarje e organizuar nga Lidhja postare botërore në Gjenevë./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
26/09/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































