Nënshkruhet marrëveshja për efiçiencë të energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë, Murati: Së shpejti do të nënshkruajmë edhe me Prizrenin

Sot është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve lidhur me Projektin për efiçiencë të energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe Komuna e Prishtinës.
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se ky projekt vjen si vazhdim i projekteve me komuna të Kosovës.
Sipas tij, kjo marrëveshje ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës së brendshme të ndërtesave publike në Prishtinë.
“Në nëntor nënshkruam një marrëveshje në vlerë prej 13.2 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza, duke e sjellë vlerën e grantit të përgjithshëm në vlerë 42 milionë euro…
Sot kryeqytetin po e thellojmë dhe me një marrëveshje tjetër e kjo është marrëveshja për efiçiencë të energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë, e cila ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës së brendshme të ndërtesave publike në Prishtinë duke garantuar sisteme të ngrohjes të cilat janë më efiçiente, pra mundësojnë kursimin e energjisë dhe në të njëjtën kohë përkojnë edhe me standardet ndërkombëtare”, ka thënë Murati, transmeton Telegrafi.
Murati tha se përveç sistemit të ri të ngrohjes, me këtë marrëveshje do të zëvendësohen edhe dyert, dritaret si dhe do të bëhet izolimi termik i 47 ndërtesave publike ku përfshihen kopshti për fëmijë, shkollat si dhe qendrat për kujdesin shëndetësorë primar.
Ministri i Financave po ashtu tha se së shpejti do të nënshkruajnë marrëveshjen e ngjashme edhe me Komunën e Prizrenit.
“Përmirësimi i ndërtesave publike mundëson që fëmijët dhe të moshuarit të marrin shërbime e tyre në ambiente më të përshtatshme të cilat janë më të ngrohta gjatë dimrit dhe më të freskëta gjatë verës. Marrëveshja e sotme ka grant në vlerën e një milion eurove bashkë me marrëveshjen që kishim nënshkruar më herët për kredinë. Përves kësaj, presim që së shpejti të nënshkruajmë marrëveshjen e ngjashme edhe me Komunën e Prizrenit, ndërkaq në të ardhmen do ta zgjerojmë këtë koncept bashkë me BERZH-in, por edhe të partnerëve të tjerë financiarë”, ka thënë Murati.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama tha se kjo ka rëndësi për qytetarin jo vetëm në aspektin e energjisë që e shpenzojnë, por edhe të ambientit që krijojnë.
“Një ambient që tashmë në shkollat e shumta do të kemi një ambient të mirë, ku nxënësit tanë do të mësojnë nëpër shkolla, për fëmijët tanë që të kalojnë kohë nëpër çerdhe si dhe ndërtesa tjera që të kenë ambient të mirë”, ka thënë Rama. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind
Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania