LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet marrëveshja e punës mes Kosovës dhe Qendrës Evropiane për Monitorimin e Drogës dhe Varësisë nga Droga

Nënshkruhet marrëveshja e punës mes Kosovës dhe Qendrës Evropiane për Monitorimin e Drogës dhe Varësisë nga Droga

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtori i Qendrës Evropiane për Monitorimin e Drogës dhe Varësisë nga Droga (EMCDDA), Alexis Goosdeel kanë nënshkruar sot marrëveshjen e punës.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikatë për medie nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Ministria e Punëve të Brendshme, si bartëse e politikave për luftimin e narkotikëve, ka iniciuar në vitin 2019 kërkesën për nënshkrim të Marrëveshjes së Punës me Qendrën Evropiane për Monitorimin e Drogës dhe Varësisë nga Droga (EMCDDA), e cila është njëra nga Agjencitë e Bashkimit Evropian. Kjo marrëveshje u nënshkrua sot nga Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, ministri i Shëndetësisë, z. Armend Zemaj dhe drejtori i EMCDDA, z. Alexis Goosdeel”, thuhet në komunikatë.


Sipas komunikatës, ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu, theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme, si bartëse e Strategjisë kundër Narkotikëve dhe Planit të Veprimit 2018-2022, është e angazhuar maksimalisht në fuqizimin dhe zbatimin e një qasjeje gjithëpërfshirëse për parandalimin dhe luftimin e narkotikëve.

Veliu gjithashtu u zotua se Ministria e Punëve të Brendshme, është dhe do të vazhdoi të jetë partner serioz për luftimin dhe eliminimin e problemit me drogat, si dhe në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të raportimit të problemeve dhe zgjidhjeve në fushën e drogave në nivel vendi, dhe se EMCDDA është adresa kompetente dhe me kredibile mbi të dhënat e drogave në BE, e që edhe ky fakt gjithashtu përbën një element shtesë për të ngritur bashkëpunimin tonë në një nivel edhe më të avancuar.

Ndërsa në anën tjetër Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj theksoi se ndihet i kënaqur për finalizimin e një marrëveshje kaq të rëndësishme, që i jep një dinamikë punës së përbashkët dhe punës në fuqizimin e politikave nga legjislacioni i BE-së për monitorimin e drogave.

Gjithashtu drejtori i EMCDDA, Alexis Goosdeel, u shpreh i lumtur se tashmë ka një siguri të mirë të bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për luftimin dhe eliminimin e problemit me drogat.

“Bashkëpunimi me EMCDDA zhvillohet tash e disa vite, e që është realizuar përmes pjesëmarrjes në takime të ndryshme rajonale, punëtori, trajnime dhe përgatitje të raporteve. Pikë kontakti e MPB-se është Sekretariati i Strategjive, deri në momentin kur do të themelohet Observatori i Drogave, kërkesë kjo e EMCDDA, si dhe një nga kriteret për liberalizimin e vizave”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit

Presidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit

Drejtësi
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave

Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave

Lajme
Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?

Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?

Shëndetësi
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë

Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë

Lajme
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura

Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura

Lajme
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra

Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra

Lajme
Kalo në kategori