Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka nënshkruar sot Listën e re të Barnave Esenciale.

Kjo listë, e cila ka mbi 100 produkte të reja, është hartuar duke marrë në konsideratë edhe analizën e zhvillimeve në industrinë farmaceutike, transparencën dhe llogaridhënien, thuhet në njoftimin për media.


Ministri Uran Ismaili, tha se Lista e re e Barnave Esenciale është gjithëpërfshirëse dhe popullatës sonë do t’i mundësojë që të përdor barna cilësore, të sigurta dhe kost-efektive.

Urani Ismaili ceremonia e nenshkrimit te Listes se re te Barnave Esenciale foto Ridvan Slivova 12

“Kjo listë përveç që do të siguroj barnat më të mira për popullin tonë, krijon një mburojë financiare për ta dhe ndalë varfërimin e tyre që ka ndodhur deri më sot”, ka thënë ministri Ismaili.

Lista e re e Barnave Esenciale është produkt i punës profesionale dhe ekspertizës ndërkombëtare e vendore, profesionistëve shëndetësorë, pacientëve dhe shoqatave të tyre. Për herë të parë, hartimi i Listës është bërë me ndihmën dhe nën monitorimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shoqërisë civile dhe Agjencisë kundër Korrupsionit.

Urani Ismaili ceremonia e nenshkrimit te Listes se re te Barnave Esenciale foto Ridvan Slivova 1

Për herë të parë, përmes nënshkrimit të Deklaratës mbi Konfliktin e Interesit, është parandaluar çfarëdo forme apo manifestim i konfliktit eventual të interesit nga anëtarët e Komitetit.

Revidimi i LBE, bashkë me miratimin e Udhëzimin Administrativ për rregullimin e çmimit të barnave dhe pajisjeve medicinale, paraqesin thelbin e zhvillimit të reformës në sektorin farmaceutik dhe atë të shëndetësisë në Kosovë. /Telegrafi/