Nënshkruhet kontrata për rrugën "Kollashini" në veri të Mitrovicës, do të realizohen hapësira sportive dhe rekreative
Është nënshkruar kontrata për realizimin e hapësirave moderne sportive dhe rekreative në rrugën “Kollashini” në Mitrovicën Veriore.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, ka thënë se ky projekt do të marrë formë shpejt, shkruan Telegrafi.
Atiq ka bërë të ditur se në këtë projekt përfshihet rregullimi i parkut dhe ndërtimi i fushave për tenis, basketboll e volejboll.
“Ky investim përfshin rregullimin e parkut, ndërtimin e fushave për tenis, basketboll dhe volejboll, duke kthyer këtë zonë në një qendër të aktiviteteve fizike, shëndetit dhe bashkëjetesës komunitare”, ka thënë ai.
Ai është shprehur se krijimi i hapësirave të tilla nuk është vetëm investim në infrastrukturë, por në një mënyrë jetese më të mirë.
"Vazhdojmë të ndërtojmë qytetin që duam – funksional, i gjallë dhe i hapur për të gjithë”, ka shtuar Atiq. /Telegrafi/






























