LAJMI I FUNDIT:

Nënë Roza, 87-vjeçarja më e moshuar e Vaut të Dejës që punon tokën

Nënë Roza, 87-vjeçarja më e moshuar e Vaut të Dejës që punon tokën

Nënë Roza po bën kontrollin e fundit të misrit përpara se ta tregtojë.

Fermerja më e moshuar e Vaut Dejës, 87 vjeçe, kujdeset e vetme për 20 hektarë tokë të mbjellë me misër dhe grurë.

“Kallamoç dhe grurë dhe një pëllëmbë tokë nuk ia kam dhënë askujt. E kam punuar vetë dhe vetë derisa të mundem… vetë do ta punoj”, thotë Roza Daija Bujari.


“Unë jetoj me të. Kudo që dua të shkoj, çdo gjë, i kryej të gjitha me të”, tregon nënë Roza.

Në këtë moshë, ajo duhet të gjejë vetë edhe punëtorët pasi djalin e ka në emigracion dhe burri i ka ndërruar jetë vite më parë.

A i paguan punëtorët?

“Po po! Mua më kanë marrë bashkë me rimorkio, më lirë, se jam e vetme. 60 mijë lekë në ditë por e meritojnë sepse kanë mundin”, shprehet ajo.

A është e vështirë të gjenden punëtorët?

“Besa nuk gjen. Unë e para që jam e vetme nuk gjej”, tha nëna.

Nënë Roza ka gjetur edhe tregun pasi çdo vit shet rreth 400 kuintal grurë dhe misër, tek ferma e Emaldinit.

“Nënë Roza ka rreth 15 vite që sjell grurin dhe kallamoçin këtu tek ne. Ne jemi shumë të kënaqur me të dhe besoj edhe kjo me ne. Produkti i nënës është shumë i veçantë sepse është 87 vjeçe dhe vijon ende të punojë tokën. Është një shembull që duhet marrë”, thotë fermeri, Emaldin Smakaj.

87 vjeçaren, duket se e lodh vetëm ideja për të lënë punën.

Ke për ta lënë punën?

“Punën? Jo për Zotin, derisa të mbetem për të ecur me duar nuk e lë. Po pushimi nuk të vlen asgjë! Vlen gjë? Jo! Duhet të punojmë fort se diku të del”, thotë ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Lajme
Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Publikohet agjenda për Epopenë e UÇK-së më 5,6 dhe 7 mars

Publikohet agjenda për Epopenë e UÇK-së më 5,6 dhe 7 mars

Lajme
Rama flet disa gjuhë të huaja me ndihmën e AI në një video promovuse për turizmin në Shqipëri

Rama flet disa gjuhë të huaja me ndihmën e AI në një video promovuse për turizmin në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori