LAJMI I FUNDIT:

Nënë e bir u gjetën pa jetë të kapur dorë për dore nën rrënoja në Durrës

Nënë e bir u gjetën pa jetë të kapur dorë për dore nën rrënoja në Durrës

Forcat rumune kanë arritur tashmë të lokalizojnë trupat e tre personave që ishin nën rrënoja në pallatin gjashtë katësh në Lagjen nr.18 në Durrës.

Mësohet se nën rrënojave janë gjetur një grua 47 vjeçe dhe një i ri 22 vjeç, të cilët janë nënë e bir.

Abcnews.al mëson nga forcat rumune që po kryejnë operacionin se i kanë gjetur nënë e bir të pajetë të kapur dorë për dore nën rrënoja.


Personi i tretë që gjendet nën rrënoja është nëna e piktores Diena Karanxha.

Vajza e saj u nxorr pa jetë nga ky pallat, ndërsa kjo e fundit u nxorr gjallë nga rrënojat por më pas ndërroi jetë në spital.

Në Lagjen 18, pranë stadiumit në Durrës, në një ndërtesë supozohet se edhe një person ka mbetur brenda rrënojave.

Aty deri tani janë nxjerrë rreth gjashtë persona, ndërkohë ekipet po vazhdojnë të kërkojnë edhe për personin që thuhet se vazhdon të jetë brenda gërmadhave.

Shefi i Grupit Parlamentar të PS-së në Kuvendin e Shqipërisë, Taulant Balla ka falënderuar ekipet rumune, që siç tha ai meritojnë falënderimet për çdo gjë që kanë bërë dhe do të vazhdojnë ta bëjnë.

“Nga dyshimet që kanë dhe sigurisht nga çfarë është biseduar, është edhe një zonjë e moshuar që mund të gjendet poshtë rrënojave e që trupat rumune në bashkëpunim me Renea do të vazhdojnë të punojnë edhe përgjatë natës, me shpresë që të gjendet sa më shpejtë. Dy personat që sapo u gjenden kanë nënë 47 vjeçare dhe një djalë 22 vjeçar, zgjati 12 orë gjithë procedura për t’i nxjerrë për shkak se nëna dhe djali ishin të përqafuar poshtë rrënojave, kjo ishte edhe arsyeja pse u vonua”, tha ai.

E nga ekipi rumun u tha se në këtë lokacion nevojitet të punohet të paktën edhe 24 orë, raporton KosovaPress.

Në trend Lajme

Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

Lajme
KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Lajme
Kalo në kategori