LAJMI I FUNDIT:

Nëndetësja luksoze Super Sub, është më e shpejtë sesa një delfin

Nëndetësja luksoze Super Sub, është më e shpejtë sesa një delfin

Kompania U-Boat Worx ka prezantuar anëtarin e ri të flotës, e kjo është nëndetësja Super Sub.

Fjala është për nëndetësen që mund të lundroj në një thellësi prej 300 metra, transmeton Telegrafi.

Nga kjo kompani pretendojnë që Super Sub “është nëndetësja më hidrodinamike në treg”.


Ajo është e dizajnuar në kuadër të programit U-boat Worx që i mundëson blerësve të marrin pjesë gjatë procesit të dizajnimit të nëndetëses së re, e rezultati në këtë rast është nëndetësja me formë të pikës së ujit dhe me një bisht të gjatë.

Një blerës i paemëruar i Super Sub ka kërkuar një nëndetëse e cila mund t’i sjellë detaje të reja nga bota nënujore, por të njëjtin kohë të shijoj peizazhet.

Katër helika prej 60 kW janë përzgjedhur me qëllim që të lëvizë më shpejtë sesa një delfin.

Në nëndetëse ka hapësirë të mjaftueshme për kapitenin dhe dy pasagjerë, e brendësia është e ngjashme me veturat luksoze.

Trupi prej akrilli transparent i mundëson pasagjerë të shijojnë bukurinë e thellësive të oqeaneve pa pasur as edhe një pengesë.

Njësia e parë e nëndetëses do t’i dërgohet pronarit në vitin 2023, e flota do të zgjerohet pasi që U-Boat Worx po punon në një sërë modelesh të Super Sub. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Evropa
Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Evropa
Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

Amerika
Çfarë ndodh në rast se aeroplanit i mbaron karburanti?

Çfarë ndodh në rast se aeroplanit i mbaron karburanti?

Botë
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Bosnja
Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Evropa
Kalo në kategori