LAJMI I FUNDIT:

Nëna voziti me fëmijën në prehër pa e vënë rripin e sigurisë (Video)

Nëna voziti me fëmijën në prehër pa e vënë rripin e sigurisë (Video)

Shoferja e paemëruar nga Saratovi i Rusisë, ka ngjallur kritika pasi ka vozitur në rrugë të hapur me fëmijën në prehër.

Madje, ajo nuk e ka vënë as rripin e sigurisë, derisa ngiste makinën Hyundai me fëmijën njëvjeçar afër timonit.

“Ka mundur të përplaset në çdo moment dhe t’i shkaktonte lëndime të konsiderueshme fëmijës”, është një koment lidhur me rastin.


Në anën tjetër, filmimi me nënën e pakujdesshme ka bërë xhiro në rrjetet sociale, ndërsa pritet që të hetohet edhe nga mbrojtësit e rendit. /Telegrafi/