Në procesin gjyqësor ndaj Nehrudin Skenderit, i akuzuar për terrorizëm, dëshmitarja Amella Skenderi dëshmoi se paratë e gjetura në banesën e saj janë të saj dhe të bashkëshortit, duke mohuar çdo lidhje të të birit me to.
Ajo deklaroi se kishte fshehur 19 mijë franga dhe 20 mijë euro në çizmet e saj, për të cilat tha se janë kursime personale.
“Dëshiroj të theksoj se shumën prej 39 mijë euro, si dhe të tjera, janë paratë e mia personale. Nehrudini nuk ka asnjë lidhje me to,” tha Skenderi në sallën e gjyqit.
Gjykata e Apelit ka kthyer çështjen në rigjykim për Nehrudin Skenderin, për sa i përket konfiskimit të mjeteve financiare, me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) që pretendon se këto para janë përdorur për financimin e veprave terroriste.
Gjatë dëshmisë së saj, Skenderi tha se punon si profesoreshë në Kuvajt dhe se burri i saj është imam në një xhami atje, duke shtuar se të ardhurat nga punët e tyre kanë mundësuar krijimin e pasurisë së sekuestruar.
Prokurori Bekim Kodraliu e pyeti dëshmitaren nëse kishte ndonjë dokument që vërteton se shumën prej 39 mijë euro e kishte marrë dhuratë nga babai i saj.
Ajo u përgjigj se nuk kishte nevojë për dokumente për një dhuratë të tillë, duke përmendur parimet fetare islame.
Në fund të dëshmisë, Skenderi shprehu frikë për sigurinë e djalit të saj, por jo për veten, dhe u shpreh e trishtuar për situatën.
“Unë si person fetar nuk guxoj të gënjej. Këto janë rregullat e mia, dhe ju si gjykatë keni rregullat tuaja. Unë kam deklaruar si një qytetare e Kosovës që respekton ligjin,” përfundoi ajo.
Në këtë rast, përveç Nehrudin Skenderit, janë të akuzuar edhe Ardijan Gjuraj, Ergim Syla dhe Mentor Bellaqa, të cilët janë dënuar më herët nga Gjykata Themelore e Prishtinës me 30 vjet e gjysmë burgim dhe 5 mijë euro gjobë për përgatitje të akteve terroriste në Kosovë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova