Nëna Maika Taylor ka bërë për të qeshur përdoruesit e TikTok-ut me një video të djalit të saj të vogël dhe fazës në të cilën ndodhet aktualisht.

Djali simpatik ka vendosur se nuk është më interesante të hajë me duar, ndaj ushqimin që mundet, e vendos mes gishtave të këmbëve dhe e ha në atë mënyrë.


Megjithëse nëna e tij nuk e lejon gjithmonë ta bëjë këtë, herë pas here ia lejon për t’u argëtuar, dhe duket se ai po e shijon këtë mënyrë.

Videoja e djalit ka bërë për të qeshur mijëra përdorues të TikTok-ut dhe brenda katër ditësh është bërë virale me mbi katër milionë shikime.

Disa përdorues kanë shprehur shqetësim për mënyrën se si ai ha, por Maika u ka kthyer përgjigje duke thënë se gjithmonë ia lan mirë këmbët dhe duart para se të hajë, në mënyrë që kjo të jetë sa më e sigurt për të. /Telegrafi/

@maikataylor

feeding toddlers hack - make it small enough for toes #toddler #toddlersoftiktok #toddlerlife #funnytoddler #toddlerm #coolkids