LAJMI I FUNDIT:

Nëna e tri vajzave të dhunuara në jetimore: Vajzat po më përgjërohen për t’i larguar nga ai vend

Nëna e tri vajzave të dhunuara në jetimore: Vajzat po më përgjërohen për t’i larguar nga ai vend

Natasha Bajrami, nëna e tri prej vajzave të dhunuara në Qendrën Rezidenciale të Fëmijëve në Shkodër, me lot në sy tregon se kërkon të marrë vajzat e saj nga ky institucion, por nuk ia lejojnë.

Gruaja tregon për Report Tv sesi vajzat po i përgjërohen për t’i larguar nga ai vend, por drejtuesit nuk ia lejojnë t’i marrë.

Nëna e tre vajzave shprehet se ka qenë e detyruar t’i dërgojë vajzat në këtë institucion, pasi në këmbim Ministria e Mirëqenies Sociale i kishte premtuar strehim.


Por, pas skandalit të publikuar në këtë jetimore, ajo ka mbetur pas kangjellave të shtëpisë së fëmijës në Shkodër, duke kërkuar me ngulm që vajzat e saj të rikthehen në gjirin familjar, edhe pse kushtet në të cilat ata jetojnë janë të mjerueshme.

Natasha mban në dorë edhe një letër që i kanë shkruar vajzat e saj ku kërkojnë të lënë Qendrën e fëmijëve dhe të jetojnë me të.

Natasha thotë se fëmijët e saj më mirë të jetojnë në skamje dhe kushte ekstreme sesa të dhunohen në ketë shtëpi fëmijësh. Prindërit dhe 8 fëmijët e tjetër të tyre jetojnë në një barakë ku mungojnë edhe kushtet më minimale.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori