Liu Yelin ka pozuar krenare në sipërfaqen e ngrirë të liqenit Baikal të Rusisë, pasi ende preferon të veshë kostume të larjes edhe kur temperatura bie në -40 gradë Celsius.

Gruaja 50-vjeçare nga Kina, e ka si qëllim jetësor të shëtis botën duke treguar pamjen rinore në bikine - gjendje të cilën e përshkruan si ‘mburojë’ - pa marrë parasysh se sa i paparashikueshëm të jetë moti, transmeton Telegrafi.


Nena foto 2

Më një mars, fanatikja e fitnesit tregoi trupin e formësuar në Siberi, pavarësisht ‘erërave të akullta, që bënin të ndjehej sikur trupi po i shpohej nga qindra thika’.

Nena foto 3

Pos pozimit për fotografi, ajo pranoi sfidën që të lahej në ujin e ftohtë dhe të zhytej nën sipërfaqen e ngrirë të liqenit Baikal, që është më i vjetri dhe i thelli në botë. Nëna e një 23-vjeçari, ka dëshirë të luajë sporte ekstreme dhe në kushte jo të favorshme, ndërsa preferon të ketë vetëm bikini seksi.

Nena foto 4

“Kina është shumë konservatore, nuk mund t’i bëj këto gjëra atje. Nganjëherë më pyesin, pse kam kaq shumë bikini, u përgjigjem se e ruaj materialin për shtet” ka thënë me mahi Yelin.

Nena foto 5

Në realitet, personaliteti televiziv i pëlqen kostumet e larjes, sepse ia shfaqin komplet trupin, ku nuk ka asgjë për të fshehur. “I kam si mburojë, më plotësojnë. Kur jam gjysmë e zhveshur ndihem e fortë, me vetëbesim, e shëndetshme dhe e re” ka shtuar ajo.

Nena foto 6

Ish-punonjësja e bibliotekës, nga Henan i Kinës ka udhëtuar për në qytezën e vogël Listvyanka, pasi pa fotografitë e disa të rinjve që bënin patinazh poshtë një peizazhi mbresëlënës. /Telegrafi/