Republika e Çekisë e ka mposhtur Skocinë me rezultat 2-0 në Grupin D në kuadër të Euro 2020.

Skocezët e filluan më mirë takimin, duke rrezikuar me anë të John McGinn, por goditja e tij u bllokua.


Më pas, çekët morën në dorë ndeshjen, duke krijuar rast me anë të Patrik Schick, por David Marshall ndaloi gjuajtjen e tij.

0277b450bc1ac7115100f17df9ba08b1o2

Schick nuk u dorëzuar dhe arriti të shënonte golin e parë të takimit në minutën e 42-të, e më kaq edhe përfundoi pjesa e parë.

Në 45 minutat e dytë, çekët ishin edhe më të pandalshëm, pasi shënuan edhe të dytin.

Schick ishte sërish në listën e realizatorëve, mirëpo tani me golin më të bukur deri më tani në Euro 2020, pasi shënoi nga afro mesi i fushës në minutën e 52-të.

Sulmuesi i çekëve kishte shansin që të realizonte edhe het-trik, mirëpo Marshall nuk e lejoi më që të shënonte.

Republika e Çekisë është lider i Grupit D me tre pikë, aq sa ka edhe Anglia, ndërsa Kroacia e Skocia pa pikë. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >

telegrafi sport app