LAJMI I FUNDIT:

Nën regjinë e Ronaldos – Juventusi merr fitore të rëndësishme ndaj Cagliarit

Nën regjinë e Ronaldos – Juventusi merr fitore të rëndësishme ndaj Cagliarit
(Foto: Twitter/JuventusFC)

Juventusi ka triumfuar 3-1 në udhëtim te Cagliari në kuadër të javës së 27-të në Serie A.

Pas vetëm dhjetë minutash lojë, Zonja e Vjetër e kaloi në epërsi me anë të Cristiano Ronaldos që shënoi me kokë nga një asistim i Juan Cuadrados.

Ylli portugez nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe golin e tij të dytë nga penalltia në minutën e 25-të.


Lojtari 36-vjeçari vazhdoi me paraqitje fantastike, duke arritur që të realizonte het-trikun (32’), duke vulosur kështu fitoren e mysafirëve.

Pjesa e dytë filloi më mirë për Cagliarin, pasi arritën të shënonin golin e parë të tyre në këtë takim me anë të Giovanni Someones (61’) me një asistim nga Gabriel Zappa.

Deri në fund, të dy skuadrat kishin raste të mira shënimi, mirëpo pa arritur t’i konkretizonin ato.

Pas javës së 27-të, Juventusi gjendet në vendin e tretë me 55 pikë, dhjetë më pak se lideri Interi, mirëpo që kanë një takim më pak të zhvilluar – ndërsa në xhiron e 28-të do të takohen në shtëpi me Beneventon. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori