LAJMI I FUNDIT:

Nën regjinë e Karim Benzemas, Real Madridi demolon Valladolidin

Nën regjinë e Karim Benzemas, Real Madridi demolon Valladolidin

Real Madridi ka triumfuar 6-0 ndaj Real Valladolidit në kuadër të javës së 27-të në La Liga.

Fillimisht, Rodrygo shënoi për 1-0 në minutën e 23-të, me një asistim të Marco Asensisos.

Më pas ishte i gjithë spektakli i Karim Benzemas që realizoi het-trik për shtatë minuta.


Goli i tij i parë erdhi në minutën e 29-të, kur Vinicius Junior asistoi te francezi që realizoi për 2-0.

Të dytin, fituesi i Topit të Artë e shënoi në minutën e 32-të, kur u asistua nga Rodrygo.

Braziliani e asistoi edhe një herë Benzeman (36’), që kompletoi het-trikun e tij dhe për rezultatin 4-0.

Me kaq përfundoi edhe pjesa e parë, derisa në të dytën u shënuan edhe dy gola të tjera.

Rodrygo kishte menduar në minutën e 66-të se kishte shënuar golin e tij të dytë në këtë takim, por VAR-i e anuloi për lojë me dorë.

Mirëpo, për 5-0 u përkujdes Asensio në minutën e 73-të, që u asistua pikërisht nga braziliani.

Los Blancos nuk u ndalën me kaq dhe shënuan ehde të gjashtin, tani përmes Lucas Vazquez në minutën e 90+2-të, me një asistim të Eden Hazard.

Pas javës së 27-të, Real Madridi gjendet në vendin e dytë me 59 pikë, ndërsa në xhiron e 28-të do të ketë punë me Villarealin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori