LAJMI I FUNDIT:

Negociatat për antarësim në pikëpyetje, gjashtë vende evropiane skeptike për Shqipërinë

Negociatat për antarësim në pikëpyetje, gjashtë vende evropiane skeptike për Shqipërinë

Komisioni dhe Këshilli Evropian nuk po arrijnë të pajtohen për kornizën e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedonisë së Veriut.

Gjashtë vende të bllokut evropian nuk pajtohen me qasjen tërësisht pozitive të ekzekutivit për të dy vendet kandidate.

Grupet e punës në Këshillin Evropian janë ende duke rishikuar kornizat dhe po adresojnë në to të gjitha vërejtjet e vendeve anëtare.


Në mënyrë të veçantë, korniza e propozuar nga Komisioni është kundërshtuar nga Franca, Holanda, Danimarka, Suedia, Spanja dhe Greqia.

Kundërshtimet lidhen me të dy vendet për çështje të ndryshme dhe atyre u shtohet edhe Bullgaria që deri tani ka bllokuar procesin për Maqedoninë e Veriut.

Nuk ka ende nuk një afat për dorëzimin e kornizës së negociatave, dokumenti bazë që përcakton mënyrën e zhvillimit të bisedimeve të pranimit, por ka vetëm një zotim të presidencës gjermane të Këshillit që konferenca e parë ndërqeveritare për të dy vendet të zhvillohet brenda dhjetorit.

Të martën ndërkohë në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian do të prezantohet nga komisionari për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, progres raporti Shqipërinë dhe vendet e tjera në proces anëtarësimi.

Burime diplomatike në Bruksel i thanë Ora News, se vlerësimi i përgjithshëm për Shqipërinë është pozitiv, por dokumenti nënvizon kritika për mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ligjin për mediet, dy çështje që do të ndiqen me përparësi deri në zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare të negociatave.

Raportet për secilin vend do të tregojnë rrugën që vendet kandidate dhe në proces anëtarësimi duhet të ndjekin në të ardhmen dhe reformat që duhet të ndërmarrin.

Së bashku me progres raportin për Shqipërinë dhe vendet e tjera, do të paraqitet edhe Plani Ekonomik dhe i Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Ky plan do të përmbajë investime që synojnë krijimin e vendeve të punës dhe nxitjen e rimëkëmbjes ekonomike pas goditjes që ekonomitë e Ballkanit Perëndimor morën nga pandemia COVID-19.

Shuma e pakës së investimeve, që do të jetë brenda fondeve IPA të para anëtarësimit, nuk është përcaktuar ende dhe duhet të miratohet me konsensus nga vendet anëtare. /Ora News/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori