LAJMI I FUNDIT:

Në vitin e ardhshëm, veturat e printuara në 3-D

Në vitin e ardhshëm, veturat e printuara në 3-D

Një kompani amerikane ka shpalosur veturën e parë të printuar në 3-D, të cilën planifikon ta sjellë në treg në vitin e ardhshëm.

“Local Motors” thotë se nëse gjithçka ecën sipas planit të tyre, vetura do të debutojë vitin e ardhshëm dhe do të kushtojë nga 18 deri në 30 mijë dollarë.

Blerësit mund të zgjedhin veturën e tyre në një ekran të kompjuterit dhe pasi të klikojnë në butonin printo, një makinë gjigante do të nisë “prodhimin” e veturës me plastikë me fibra karboni. Procesi i printimit të një veture të tillë do të zgjasë 40 orë.


Një prototip i dizajnit u shpalos në SEMA Show në Las Vegas, transmeton koha.net.

“Duke investuar në veturën e printuar në 3D, ju nuk merrni thjeshtë një veturë, sepse ky është vizion për të ardhmen”, ka shkruar kompania në uebfaqen e saj.

Në këtë veturë vetëm motori do të jetë i krijuar në metoda tradicionale, dhe posedon vetëm 49 pjesë, shumë më pak se veturat standarde që kanë rreth 5.000 pjesë.