LAJMI I FUNDIT:

Në vitin 2024 rritja ekonomike në RMV do të jetë më e lartë se këtë vit

Në vitin 2024 rritja ekonomike në RMV do të jetë më e lartë se këtë vit

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, sot në takim me gazetarët theksoi se pritshmëritë për vitin e ardhshëm 2024 janë rritja ekonomike më e lartë se këtë vit, niveli i inflacionit më i ulët dhe vazhdimi i konsolidimit fiskal, si postulatet themelore në Buxhet, i cili duhet të dorëzohet në Kuvend për miratim deri në mes të këtij muaji.

“Në vitin e ardhshëm presim trend më të favorshëm të rritjes së PBB-së se viti aktual 2023 dhe do të vazhdojmë me konsolidimin fiskal që kemi filluar që në vitin 2021, duke ulur deficitin buxhetor prej 8% aq sa ishte edhe në vitin 2020, me ç’rast këtë vit ai shënon 4.6% dhe presim që ai të vazhdojë të ulet edhe vitin e ardhshëm dhe të arrijë nivelin nën 4% të PBB-së.

Shpenzimet kapitale, ashtu si edhe këtë vit, do të jenë në vlerë mbi deficitin, ndërsa mjetet do të parashihen edhe për masat antikrizë”, theksoi Fatmir Besimi.


Ministri Besimi potencoi se edhe pse viti i ardhshëm është viti i zgjedhjeve, postulatet themelore do të jenë sigurimi i financave dhe rritjes së qëndrueshme, përkatësisht rritja të arrijë mbi nivelin e planifikuar në vitin 2023, ndërsa deficiti të ulet.

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori