LAJMI I FUNDIT:

Në vend se me ligj, Vodno do të mbrohet me vendim të posaçëm

Në vend se me ligj, Vodno do të mbrohet me vendim të posaçëm

Pas vendimit të Qeverisë për shpalljen e një pjese të malit Vodno si zonë e mbrojtur, aktivistët dyshojnë se me këtë vendim do të ofrohet mbrojtje e vërtetë e malit.

“Mbrojtja e Vodnos sipas ambientalistëve nuk është thelbësore, por vetëm deklarative. Ata edhe më tej mendojnë se me vendimin e Qeverisë për zonë të mbrojtur, në Vodno përsëri do të mund të ndërtohet”.

OJQ-të këmbëngulin në zgjidhje ligjore për malin Vodno. Tatjana Stojanovska nga nisma “E dua Vodnon” thotë se zona e mbrojtur është zvogëluar.


“Vërejtja jonë më e madhe është se me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, përcaktohen zonat e veprimit në të cilat ekziston zonë e menaxhimit të qëndrueshëm, gjegjësisht rregullimi, në të cilën zonë në 38% të Vodnos do të lejohet të ndërtohet – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Por Ministria e Ekologjisë thotë se derisa të miratohet plani i menaxhimit të Vodnos, do të ketë ndalim të ndërtimit. Kjo do të zgjasë deri në dy vjet.

“Sipas vendimit në fjalë, deri në miratimin e këtij Plani, ndërtimi i objekteve të reja, zgjerimi dhe mbindërtimi i atyre ekzistuese dhe zgjerimi i zonave urbane në vendbanimet në territorin e zonës së mbrojtur, Vodno, është e ndaluar – njoftojnë nga Ministria e Mjedisit Jetësor.

Nga Ministria e Ekologjisë edhe më tej mbeten të përmbajtur lidhur me zgjidhjen ligjore për Vodno. Deri më tani, asnjë institucion, as Qyteti i Shkupit, kryetari i të cilit ka deklaruar publikisht se është i përkushtuar për të mbrojtur Vodnon me ligj, nuk ka kërkuar zyrtarisht një gjë të tillë./alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Kalo në kategori