LAJMI I FUNDIT:

Në Universitetin “Kadri Zeka ” në Gjilan nesër mbahen provimet pranuese

Në Universitetin “Kadri Zeka ” në Gjilan nesër mbahen provimet pranuese

Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka”, ka njoftuar se nesër do të mbahet provimi pranues për studentët aplikantë në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2019-2020.

Në njoftimin e bërë për media nga Universiteti “Kadri Zeka”, thuhet se në studimet baçelor respektivisht në Fakultetin e Edukimit programi Fillor dhe Parashkollor, Fakultetin Juridik, Fakultetin Ekonomik në programet Banka Financa dhe Kontabilitet, programin Menaxhment dhe Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, do të regjistrojë 925 studentë të rregullt në studime baçelor .

Nga numri i përgjithshëm i përcaktuar, Universiteti do të regjistrojë deri në 12 % studentë të rregullt nga komuniteti jo-shumicë. Po ashtu, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT-i, mund të pranohen edhe kandidatët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, 2% e kandidatëve për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç, kurse 1 % e kandidatëve nga Mali i Zi.


Gjithashtu në bazë të kuotave, mund të pranohen edhe 2 % e kandidatëve nga Shqipëria dhe Maqedonia, për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se, shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më 22.07.2019 në fakultetet përkatëse si dhe në ueb-faqen e universitetit.

Gjithashtu, është paraparë edhe periudha e ankimit, kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, brenda 48 orëve pas shpalljes së rezultateve. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen.

Shqyrtimi i ankesave bëhet nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave nga fakulteti përkatëse më datë 25.07.2018 duke filluar nga ora 10.00.

Kandidatët të cilët nuk janë pranuar, mund t’i tërheqin dokumentet e tyre në fakultetin përkatës nga data 25.07.2019 deri më 31.07.2019./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Lajme
Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Politikë
Votat me postë, mbesin për t’u numëruar edhe më pak se 100 kuti

Votat me postë, mbesin për t’u numëruar edhe më pak se 100 kuti

Lajme
Kalo në kategori